Provimi i Jurisprudencës

Historiku i provimit të jurispodencës

Provimi i jurisprudencës është provim profesional të cilin e japin juristët e diplomuar, me të cilin fitojnë kushtin për ushtrimin e punëve dhe detyrave ,kryerja e të cilave është kushtëzuar me dhënien e provimit.

Në bazë të Ligjit për provimin e jurisprudencës Nr. 02 /L-40, të drejtën për dhënien e provimit të jurisprudencës e kanë juristët e diplomuar të cilët pas diplomimit kanë punuar një vit në organe të drejtësisë (gjykata të rregullta,prokurori ose avokaturë), si dhe personat të cilët kanë punuar dy vite në organe të administratës në organizata punuese,në gjykata për kundërvajtje, në institucione ndërkombëtare organizata joqeveritare etj.

Juristët e diplomuar të cilët më parë e kanë dhënë provimin profesional për punë në organe të administratës ose provimin profesional për gjyqtar për kundërvajtje, provimit të jurisprudencës i nënshtrohen sipas programit të shkurtuar.

Mënyra e dhënies së provimit si dhe programi i dhënies së provimit janë të parapara me Udhëzimin për Programin dhe mënyrën e dhënies se provimit të jurisprudencës –Udhëzimi 01 Nr. UA-152-126/09 datë 06/02/2009

Nisur nga fakti se Ligji i cili e rregullonte lëmin e provimit të jurisprudencës ishte më i vjetër se njëzet e pesë vite, Departamenti i Administratës Gjyqësore në bashkëpunim me Zyrën Ligjore të MShP-së dhe falë donacionit të Organizatës Joqeveritare ECMI e hartoi projektligjin e ri për dhënien e provimit të jurisprudencës i cili është aprovuar me datën 20/janar/2006 (Ligji Nr. 02/L-40) kurse në fuqi ka hyrë në bazë të Rregullores se Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm, (Rregullorja Nr. 2006/30 datë 2 Maj 2007) .

Ministria e Drejtësisë e ka hartuar udhëzimin për dhënien e provimit të jurisprudencës kurse Programin për dhënien e provimit e ka hartuar UNDP.(UA-152-126/09

Ligji aprovuar është shumë më i avancuar së sa ai i vjetri sepse pas aprovimit të Ligjit të ri dukshëm do të rritet niveli i diturisë(kualiteti i dijës) së kandidatëve të cilët do ta japin provimin e jurisprudencës ngase provimit me gojë do t’i nënshtrohen vetëm kandidatët të cilët me sukses e kalojnë pjesën e provimit me shkrim.

Provimi i jurisprudencës ,para luftës për herë të fundit është mbajtur me 13.07.1990, çka do të thotë së për dhjet vite kandidatët shqiptarë nuk kanë pasur mundësi që t’i nënshtrohen provimit në fjalë.

Pas luftës me fillimin e punës se organeve të drejtësisë (gjykatave ,prokurorive dhe avokaturës) është paraqitur nevojë e madhe për juristët me provim të jurisprudencës e për këtë më se miri tregon e dhëna se në Organet e drejtësisë u emëruan 42 bartës të funksionit të gjyqtarit,prokurorit dhe gjyqtarit për kundërvajtje ) pa provim adekuat. Me 31.12.2000,PS i KB i shkarkoi 9 gjyqtar dhe 1 prokuror ngase ata ishin të emëruar pa provim adekuat.

Me shkarkimin e këtyre gjyqtarëve disa nga gjykatat komunale (Vitia,Istogu,Klina ,Kamenica dhe Mitrovica ) pësuan shumë ngase mungonte kolegji i duhur për vendosjen e lëndëve,prandaj pikërisht edhe nga ky shkak mbetën shumë lëndë të pazgjedhura.

Pas shumë kërkesave individuale dhe grupore të juristëve të diplomuar lidhur me organizimin e provimit në fjalë , Departamenti Administrativ i Drejtësisë ,Departamenti i për të Drejtat e Njeriut dhe Sundim të së Drejtës i OSBE-së i mbështetur nga ABA/CEELI-Oda e Avokatëve Amerikan ia arritën qëllimit që ta organizojnë dhënien e provimit të jurisprudencës.

KRONOLOGJIA E ORGANIZIMIT TË PROVIMIT

Departamenti Administrativ i Drejtësisë bashkë me Departamentin për Drejta të Njeriut dhe Sundim të së Drejtës I OSBE-së paraprakisht e formuan grupin e ekspertëve të cilëve ju dha për detyrë që ta hartojnë Programin për dhënien e provimit të jurisprudencës duke u bazuar në Standardet Evropiane . Programit të ri ,krahasuar me të vjetrin ju shtua edhe një lëndë e re E drejta evropiane, kjo lëndë iu bashkëngjit Programit të provimit pasi që paraprakisht u organizua një anketë me kandidatët të cilët ishin paraqitpër dhënien e provimit dhe shumica u deklaruan pro futjes së lëndës se re edhe pse më parë këtë lëndë nuk e kishin dëgjuar gjatë kryerjes së studimeve.

Grupi punues i cili e hartoi programin , mori për detyrë edhe hartimin e doracakut i cili do tu shërbente kandidatëve për përgatitjen e provimit të jurisprudencës. Doracaku u hartua falë donacionit të SOROSIT dhe nga shtypi doli në nëntor të vitit 2001 në tirazh prej 2500 (2000 ekzemplar në shqip dhe 500 serbisht), distribuimin e këtij doracaku e bëri Departamenti i Administratës Gjyqësore.

Pasi që shumica e kandidatëve të interesuar për dhënien e provimit të jurisprudencës për dhjetë vite ishin të përjashtuar nga rrjedhat e lëmisë së jurisprudencës u paraqit nevoja që për kandidatët e interesuar për dhënien e provimit të organizohet trajnimi për përgatitjen e provimit.

Trajnimin e kandidatëve të cilët do të i nënshtroheshin dhënies së provimit e mori mbi veti, Departamenti për të Drejta të Njeriut dhe Sundim të së drejtës i OSBE-së. Për kandidatët e minoriteteve ,Departamenti i Administratës Gjyqësore falë ndihmës së Shoqatës se Avokatëve Amerikan ABA/CEEL, programin për dhënien e provimit të jurisprudencës ,literaturën për përgatitjen e lëndës nga e Drejta evropiane e ka përkthye dhe ua ka vënë në dispozicion të gjithë kandidatëve nga radhët e minoriteteve të cilët kanë qenë të interesuar për dhënien e provimit të jurisprudencës. Departamenti për të Drejtat e Njeriut dhe Sundim të së Drejtës për të gjithë kandidatët që i janë nënshtruar dhënies së provimit paraprakisht ka organizuar trajnimin për përgatitjen e provimit.

Kandidatët nga radhët e minoriteteve trajnimin e kanë dëgjuar në gjuhen amtare përmes përkthimit simultan. E gjithë literatura që u është ndarë kandidatëve gjatë trajnimit ka qenë e përkthyer edhe në gjuhen e minoriteteve. Komisioni pyetës përbëhej nga kryetari, pesë anëtarët dhe sekretari, në Komision ishin të emëruar pesë shqiptarë dhe një mysliman(minoritet). Kandidatët nga radhët e minoriteteve provimin me shkrim dhe me gojë e japin në gjuhën amtare.

Pas përgatitjeve të bëra, Departamenti Administrativ i Drejtësisë bashkërisht me Departamentin e për të Drejta të Njeriut dhe Sundim të së Drejtës i OSBE-së, bëri shpalljen për kandidatët e interesuar për dhënien e provimit të jurisprudencës. Shpallja u publikua në mjetet e informimit publik në gjuhën shqipe dhe gjuhën e minoriteteve, kjo shpallja u publikua në hyrjet e të gjitha gjykatave të rregullta, prokurorive dhe gjykatave për kundërvajtje. Prej datës 15/09/2001 e deri më 5/10/2001 , për dhënien e provimit u paraqitën mbi 657 kandidatëve.

Kandidatët të cilët nuk i plotësuan kushtet për dhënien e provimit të parapara me ligj nuk u është lejuar dalja në provim . Pasi që kandidatët e paraqitur në shpalljen e vitit 2001 e fituan shansin për trajnim dhe shansin për të iu nënshtruar dhënies së provimit ,Departamenti i Administratës Gjyqësore dhe Departamenti për Drejta e Njeriut dhe Sundim të së Drejtës i OSBE-së sërish e publikoi shpalljen për kandidatët e interesuar për dhënien e provimit të jurisprudencës.

Shpallja u publikua në mjetet e informimit publik në gjuhën shqipe dhe në gjuhën e minoriteteve, përveç tjerash kjo shpallje u publikua në të dy gjuhet në hyrje të gjykatave ,prokurorive dhe gjykatave për kundërvajtje gjithashtu kjo shpallje u publikua edhe në enklava ku jetojnë minoritet.

Prej datës 16/05/2003 e deri me 03/06/2003 janë paraqit 739 kandidatë të cilët kanë qenë të interesuar për dhënien e provimit. Në vitin 2004, Departamenti i Administratës Gjyqësore me propozimin e Komisionit për dhënien e provimit, kandidatëve nga radhët e minoriteteve si dhe kandidatëve të cilët nuk ishin të interesuar për trajnim ua lejojë nënshtrimin e dhënies së provimit për cilin afat që ishin të interesuar, të tillë ishin 168 kandidatë. Gjatë vitit 2005 dhe deri me 29/04/2006 për dhënien e provimit janë paraqitur edhe 324 kandidat ,kurse pas aplikimit të dispozitave të ligjit të ri mbi dhënien e provimit të jurisprudencës janë paraqitur edhe 572 kandidat të cilët paraprakisht kanë vijuar trajnimin për përgatitjen e provimit të jurisprudencës e të cilët më vonë do të i nënshtrohen dhënies së provimit.

Fillimisht në vitin 2002 dhe vitin 2003, provimet janë mbajtur në lokalet e Fakultetit juridik kurse pas vitit 2003 e deri me tani provimi është mbajtur në lokalet e MAP-së.

Për ta mos penguar procesin e punës në MAP, provimet me gojë gjithnjë janë mbajtur ditëve të pushimit (e shtune dhe e diell .
Meqë kandidatët të cilët e kishin paraqitur provimin e jurisprudencës në vitin 2007 e më vonë, nuk kishin trajnim dhe ishin në pozitë të pabarabartë me kandidatet që
kanë paraqitur provimin që nga viti 2002 e deri në fund të viti 2006. Falë UNDP-së që nga viti 2008 e deri në fund të qershorit 2010, ju është mundësuar të gjithë kandidatëve
që ta ndjekin trajnimin për përgatitjen e provimit të jurisprudencës. Deri me tani janë mbajtur 7 sesione të trajnimeve të cilat kanë zgjatur nga dy muaj, çdo të shtunë dhe diell prej orës 10,00 e deri në ora 16,00. Gjatë trajnimit të gjithë kandidatëve u është ndarë literatura –ligjet për çdo lëndë në të dy gjuhet,trajnimet nga kandidateve janë vlerësuar si shumë profesionale. Përveç kësaj UNDP-ia ka hartuar doracakun për përgatitjen e provimit, pasi për doracakun në fjalë ka pasur interesim shumë të madh i njëjti në vitin 2008 është ribotuar edhe në 1000 ekzemplar pasi që i njëjti ka zënë vend në sirtarët e të gjithë gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve.
Trajnimet kanë zgjuar interesim shumë të madh të kandidatet që dëshirojnë të i nënshtrohen dhënies së provimit, tani janë në pritje mbi 100 kandidat që dëshirojnë ta vijojnë trajnimin në fjalë.


RRJEDHA E PROVIMIT GJATË PERIUDHËS
DHJETOR 2001 E DERI ME QERSHOR 2010


Provimi i jurisprudencës për here të parë pas luftës është mbajtur në dhjetor të vitit 2001.



Nga shënimet e prezantuara shihet se në vitet e fundit, ka filluar të rritet kalueshmëria e dhënies provimit mirëpo në afatin e janarit 2008 shkalla e kalueshmërisë ka rënë në 29,3.

Në vitin 2003, krahasuar me vitin 2002 ,numri i kandidatëve që kanë dhënë provimin ka rënë për 62 kandidatë ose për 32.1%, në vitin 2004 krahasuar me vitin 2002,numri i kandidatëve që kanë dhënë provimin ka rënë për 95 kandidat ose për 49.3%, kurse në vitin 2005 numri i kandidatëve që kanë dhënë provimin ka rënë krahasuar me vitin 2002 për 112 ose për 58.0 %.

Prej dhjetorit të vitit 2001 e deri në gjysmëvitin-I- 20l0 janë mbajtur 34 sesione të provimit të jurisprudencës me ç’rast provimit i janë nënshtrua gjithsejtë 2144 kandidatë, nga numri i kandidatëve që i janë nënshtruar provimit, provimin me sukses e kanë dhënë gjithsejtë 831 ose 38,7 % të kandidatëve që i janë nënshtruar provimit..
Për kandidatët që kanë dhënë provimin është mbajtur evidenca me shkrim dhe evidenca elektronike .

STRUKTURA GJINORE E KANDIDATËVE QË KANË
DHËNË PROVIMIN


Struktura gjinore e kandidatëve që kanë dhënë provimin nuk është e kënaqshme edhe pse kandidatët e gjinisë femërore rregullisht janë ftua për të ju nënshtruar dhënies se provimit mirë po në datën e nënshtrimit të provimit kanë abstenuar .

STRUKTURA NACIONALE E KANDIDATËVE QË
KANË DHËNË PROVIMIN


Vlen për tu cekë së nga numri i përgjithshëm i kandidatëve që i janë nënshtruar dhënies së provimit të jurisprudencës (2144) prej tyre janë 1267 kandidatë të cilët kanë diplomuar pas vitit 1999.

Sipas dispozitave të ligjit të ri Nr. 02/L-40, provimit i janë nënshtrua 233 kandidat.
Ministria e Drejtësisë, nuk është i kënaqur më pjesëmarrjen e minoriteteve në provim, prandaj kandidatëve nga radhët e minoriteteve të cilët ishin të interesuar për trajnim dhe për nënshtrim të dhënies provimit të jurisprudencës e të cilët kanë plotësuar kushtet e parapara me ligj,provimin ua ka lejuar pa kurrfarë procedure.
Kandidatëve nga radhët e minoriteteve u është bërë e mundur që provimin mundë ta paraqesin në çdo kohë dhe në afatin të cilin ata kanë dëshiruar .

Administrata e provimeve , përveç masave të cilat i ka ndërmarrë më parë në bashkëpunim me Departamentin për të Drejtat e Njeriut dhe Sundim të Ligjit të OSBE-së ,duke mos u kënaqur me numrin e kandidatëve nga radhët e minoriteteve që i janë nënshtruar provimit ,ka ndërmarrë këto masa:
Ministrit të Ministrisë së Kthimit ia ka dërguar raportin vjetor mbi punën e Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës për vitin 2004, në mënyrë që të i behët me dije për numrin e vogël të kandidatëve nga radhët i minoriteteve, që i janë nënshtruar provimit nga radhët e minoriteteve te cilët i janë nënshtrua provimit, Ministrisë së Kthimit , i janë dhëne dy pako me doracakë për përgatitjen e provimit në gjuhën serbishte , gjithashtu këtyre zyrtarëve i janë dhënë aplikacionet për paraqitjen e provimit , shpallja e hartuar në gjuhen e minoriteteve si dhe numrat kontaktues të Administratës së provimeve .

Administratoreve të Gjykatave të Leposaviqit,Zubin Potokut dhe Shtërpcës i janë dhënë nga një pako me doracak.

Ne mendojmë se për aktualizuar çështjen e dhënies së provimit për komunitete minoritare në Kosovë, gjithsesi në ketë drejtim duhet të na ndihmoj dhe me tutje Departamenti për të Drejtat e Njeriut dhe Sundim të së Drejtës i OSBE-es , kurse Ministria e Kthimit duhet të luaj rolin kyç lidhur me ketë çështje edhe pse deri me tani nuk ka bërë asgjë lidhur me aktualizimin e kësaj çështje.
 
Doracaku për Përgatitjen e Provimit të Jurisprudencës

previous

Lajmet 1-2 Nga 2

next

Lista e kandidateve të cilët e kanë kaluar provimin e Jurisprudencës në afatin e shtatorit

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 04/L-141 neni 12 paragrafi 8 dhe 9 për Provimin e...më shumë

Listën e kandidatëve të cilët e kanë kaluar me shkrim provimin e Jurisprudencës

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 04/L-141 neni 12 paragrafi 8 dhe 9 për Provimin e...më shumë

Arkivi i Lajmeve

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Ministria e Drejtësisë në: