Departamenti për Qasje në Drejtësi
Departamenti për Qasje në Drejtësi (DQD) mban përgjegjësinë e lehtësimit dhe promovimit të qasjes në drejtësi për viktimat e krimit, minoritetet, grupet e cenueshme si dhe të promovimit të integrimit etnik në Sistemin e Drejtësisë në Kosovë, pa dallim race, ngjyre, feje, nacionaliteti.
Departamenti për Qasje në Drejtësi fillimisht është themeluar me emrin Departamenti i të Drejtave Civile dhe ka filluar të funksionojë në janar të vitit 2006 në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, si Departament që ka në vete dy divizione, Divizionin për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave (DMNV) dhe Divizionin për Integrim Gjyqësor (DIGJ). Departamenti ka vepruar me këtë emër deri më 14 maj 2007, ku pas miratimit të organogramit të ri të Ministrisë së Drejtësisë është emëruar si Departament për Qasje në Drejtësi.
Mandati i Departamentit për Qasje në Drejtësi rrjedh nga Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2005 /53, përkatësisht Rregullorja nr. 2006/26, mbi themelimin e Ministrisë së Drejtësisë. Bazuar në këtë Rregullore, Departamenti për Qasje në Drejtësi ka për mandate që të:
- Zhvilloj, zbatoj dhe krijoj Mekanizma Institucional për të siguruar qasje të drejtë dhe efektive në sistemin e drejtësisë për të gjithë pjesëtarët e komuniteteve në pajtim me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2006/25 mbi Kornizën rregullative të sistemit të drejtësisë në Kosovë.
- Ofron ndihmë dhe përkrahje për viktimat e krimit, me fokus të veçantë për viktimat e dhunës familjare, trafikimit të qenieve njerëzore, dhunimet, abuzimet seksuale, keqtrajtimet e fëmijëve, para, gjatë dhe pas procedurës gjyqësore, në pajtim me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2003/12 Mbrojtja Kundër Dhunës në familje, Rregulloren nr. 2001/4 Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore si dhe Kodi Penal i Kosovës.
U.D. Drejtoreshë e Departamentit për Qasje në Drejtësi është Drita Cakiqi
Kontakti:
Adresa: Ministria e Drejtësisë
Ndërtesa e ish Rilindjes
Kati VI, Zyra 605
Prishtinë, Kosovë
Tel: + 381 (0) 38 200 18 241
Email: drita.cakiqi@ks-gov.net
Departamenti për Qasje në Drejtësi