Divizioni për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave

NJË FYTYRË E PANJOHUR ….. NJË TREGIM FAMILJAR

Nëse ju apo dikush që ju e njihni është viktimë e dhunës në famile , ju mund të merrni mbrojtje dhe ndihmë për tu përballur me situatën .
Mbani mend që nuk jeni vetëm......në këtë jemi së bashku...
JU nuk duhet të mbani peshën e heshtjes dhe turpit, thirrni Tani dhe lirohuni :044/080 90 –falas( 24 orë i hapur për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë)

Ne ju ofrojmë :Siguri, informim, mbështetje,dhe përfaqësim në organet e drejtësisë...

Zyret regjionale të DMNV-së, dhe informatat kontaktuese me Mbrojtësit e vIktimave

Vendi i Mv-ve    Nr. i telefonit kujdestar 24 0re i hapur
Prishtinë    044 278 738
Graqanica    044 415 477
Gjilan    044 310 467
Kamenicë    044 310 467
Viti    044310 467
Ferizaj    044 161 138
Prizren    044 310 468
Malishevë    044 418 657
Suharekë    044 425 480
Gjakovë    044 418 658
Pejë    044348 164
Istog    044 352 934
Deqan    044 425 469
Mitrovicë    044 310 466
Mitrovicë    063 848 79 91

Mandati dhe Pozita strukturale e DMNV-së, në Ministri të Drejtësisë
Divizioni  për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave është në kuadër të Departamentit për Qasje në Drejtësi,në Ministri të Drejtësisë.
Mandati i Divizionit për Mbrojtje dhe Ndihmë viktimave është që të institucionalizoj të drejtat e viktimave të krimit dhe tu ofroj atyre këshillim dhe përkrahje për qasje në sistemin e drejtësisë.Komponenta e përkrahjes  në punë  e Njësisë përqëndrohet në themelimin e rrjetit punues të Mbrojtësve të viktimave (MV-ve) anembanë Kosovës për të përkrahur viktimat gjate involvimit të tyre në sistemin e drejtësisë.Gjithashtu komponenta e ndihmës përqëndrohet në ofrimin e burimeve të informatave për
viktimat.Divizioni për Mbrojtje dhe ndihmë Viktimave ështe posaqerisht aktiv në   qështjet e mbrojtjes së viktimave të trafikimit  me qënje njerëzore..  


Mekanizmat për të drejtat, obligimet dhe mbrojtje të parapara nga ligjet e aplikueshme

Sistemi i Drejtësisë së Kosovës  ka respektim të plotë te sundimit të ligjit dhe këshillon  të ndiqet politika e zero tolerancës kundër korrupsionit dhe  krimit të organizuar .

Më konkretisht për qështjet e mbrojtjes së viktimave kemi:
•Rregullorja Nr. 2001/4  mbi ndalimin e trafikimit të qënjeve njerzore( Kliko këtu shkakro pdf)

RREGULLORE NR. 2001/4
MBI NDALIMIN E TRAFIKIMIT ME NJERËZ NË KOSOVË
Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm,
Në pajtim me autoritetin dhënë atij me rezolutën 1244 (1999) të datës 10 qershor 1999 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara,

Duke marrë parasysh Rregulloren Nr. 1999/1 të datës 25 korrik 1999, të ndryshuar të Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) mbi autorizimin e Administratës së Përkohshme në Kosovë

Me qëllim të krijimit të një legjislacioni të veçantë për ndjekjen dhe ndëshkimin e kryerësve të krimeve të trafikimit të njerëzve dhe veprat e tjera penale të lidhura me të si dhe ndihma dhe mbrojtja e viktimave të trafikimit si dhe veprat penale të lidhura me të

Shpall sa vijon:
Kreu I: Veprat penale dhe ndëshkimet
Neni 1
Përkufizimet

1.1 Për qëllime të kësaj rregulloreje:
 (i) “trafikimi me njerëz” do të thotë rekrutimi, transportimi, transferimi, strehimi, ose pranimi i personave me anë të kërcënimit ose përdorimit të forcës ose me anë të formave të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, lajthitjes, keqpërdorimit të autorizimit ose të pozitës së dobësisë, ose me anë të dhënies

2 .ose të pranimit të pagesave ose të beneficioneve për të arritur pëlqimin e ndonjë personi që ka kontroll mbi një person tjetër , me qëllim të shfrytëzimit.
 (ii) “shfrytëzimi” ashtu siç është përdorur në nënparagrafin (a) përfshinë por pa u kufizuar në të shfrytëzimin e prostitucionit të tjerëve ose të formave të tjera të shfrytëzimit seksual, të punës a shërbimeve të detyrueshme, të skllavërisë a praktivave të ngjashme me skllavërinë, të robërimit ose të heqjes së organeve.

1.2 Pëlqimi i ndonjë viktimeje të trafikimit me njerëz ndaj shfrytëzimit të menduar i parashtruar në neni 1.1 është jorelevant kudo që ndonjë nga mënyrat e cekura në nenin 1.1(a) janë përdorur ndaj ndonjë viktimeje të trafikimit.

1.3 Rekrutimi, transportimi, transferi, strehimi a pranimi i ndonjë fëmije me qëllim të shfytëzimit konsiderohet si “trafikim me njerëz” edhe poqëse kjo nuk ka të bëjë me asnjë nga mënyrat e cekura në nenin 1.1(a).

Neni 2
Trafikimi me njerëz
2.1 Çdo person që merret ose tenton të merret me trafikim me njerëz kryen vepër penale dhe pas shpalljes fajtor i nënshtrohet dënimit prej dy (2) deri në dymbëdhjetë (12) vjet burg.
2.2 Në rast se viktima e trafikimit është nën moshën 18 vjeçare, dënimi maksimal për personin që merret me trafikim është deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet burg.
2.3 Çdo person që organizon ndonjë grup të personave me qëllim të kryerjes së veprave të përmendura në paragrafet 2.1 dhe 2.2 pas shpalljes fajtor i nështrohet dënimit prej pesë (5) deri në njëzet (20) vjet burg.

2.4 Çdo person i cili pakujdesia kryen ndihmon kryerjen e trafikimit me njerëz kryen vepër penale pas shpalljes fajtor i nënshtrohet dënimit prej gjashtë (6) muajsh deri në pesë (5) vjet burg.

Neni 3
Fshehja e dokumenteve të identifikimit
Çdo person që duke vepruar ose që ka qëllim për të vepruar si punëdhënës, drejtor, kontraktor ose agjent punësimi i një personi tjetër, qëllimisht ia fsheh personit tjetër dokumentet e identifikimit dhe/ose pasaportin kryen vepër penale dhe pas shpalljes fajtor i nënshtrohet dënimit prej gjashtë (6) deri në pesë (5) vjet burg. 3

Neni 4
Shfrytëzimi ose sigurimi i shërbimeve seksuale në një gjendje të shfrytëzimit seksual

4.1 Çdo person që shfrytëzon ose siguron shërbimet seksuale të një personi duke qenë në dijeni se ai person është viktimë e trafikimit me njerëz kryen vepër penale dhe pas shpalljes fajtor i nënshtrohet dënimit prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet burg.

4.2 Në rast se personi që siguron shërbimet seksuale të cekura në nenin 4.1 është nën moshën 18 vjeçare, dënimi maksimal për personin e dënuar për shfrytëzimin a sigurimin e shërbimeve të tilla është deri në dhjetë (10) vjet burg.

Kreu II: Hetuesia, konfiskimi dhe procedura gjyqsore

Neni 5
Hetimet

5.1 Marrja e deklaratës nga zyrtari i zbatimit të ligjit ose gjyqtari hetues në asnjë mënyrë nuk pengon ose shtyn riatdhesimin vullnetar të ndonjë viktimeje të supozuar të trafikimit.

5.2 Për mbrojtjen e dëshimtarëve gjatë çdo hetimi dhe/ose shqyrtimi gjyqësor që dalin nga kjo rregullore merren masa e duhura.

Neni 6
Konfiskimi i pasurisë dhe mbyllja e themelatave

6.1 Pasuria e përdorur ose që rezulton nga kryerja e trafikimit me njerëz ose me vepra të tjera penale sipas kësaj rregulloreje mund të konfiskohet në përputhje me ligjin në fuqi. Pasuria personale e viktimave të trafikimit nuk konfiskohet kurdo që ajo mund të identifikohet si e tillë nga ana e zyrtarit për zbatimin e ligjit.

6.2 Kurdo që ka arsye për të dyshuar se ndonjë themelatë, që vepron në mënyrë ligjore a joligjore, është e përfshirë ose e lidhur me vetëdije me trafikimin me njerëz ose me vepra të tjera penale sipas kësaj rregulloreje, gjyqtrai hetues mundet me rekomandimin e prokurorit publik ta lëshojë urdhërin për mbylljen e asaj themelate.

6.3 Një fond i zhdëmtimit të viktimave të trafikimit do të themelohet me direktivë administrative dhe do të autorizohet të pranojë para, inter alia konfiskimi i i pasurisë konform nenit 6.1. 4

Neni 7
Shqyrtimet gjyqësore

7.1 Përveç me leje të kryetarit të kolegjit, nuk është e lejueshme që i
pandehuri i ngarkuar me vepër penale sipas kësaj rregulloreje të parashtrojë dëshmi të karakterit të supozuar ose të së kaluarës personale të viktimës së supozuar.

7.2 I pandehuri mund të paraqesë lutje kryetarit të kolegjit të gjyqtarëve për ta lejuar parashtrimin e dëshmisë për karakterin e supozuar ose të së kaluarës personale të viktimës së supozuar. Me rastin e marrjes së asaj lutjeje, kryetari i kolegjit kryen mjë dëgjim në kamerë gjatë së cilës si i pandehuri ashtu edhe prokuroria kanë rastin që të dëgjohen.

7.3 Pas dëgjimit në kamerë, kryetari i kolegjit të gjyqtraëve jep lejen për parashtrim të dëshmisë të karakterit të supozuar ose të së kaluarës personale të viktimës së supozuar vetëm në rast është i kënaqur se dëshmia e tillë është e asaj rëndësie të tillë saqë mungesa e saj do të ishte aq paragjykuese për të pandehurin saqë të rezultojë në mosbërjen e drejtësisë për të pandehurin poqëse nuk do të lejohej parashtrimi i saj. Në rastet e tilla, kryetari i kolegjit përcakton suazat brenda të cilave dëshmia ose pyetjet mund të parashtrohen.

7.4 Në lëndët para gjyqit që kanë të bëjnë me vepra penale sipas kësaj rregulloreje, gjyqi mund t’ua lejojë viktimave dhe dëshmitarëve të supozuar që të paraqesin dëshmitë e tyre në kamerë ose me anë të mjeteve të të tjera elektronike apo të posaçme, siç e sheh gjykata si të përshtatshme.

Neni 8
Mbrojtja në dispozicion të viktimës së trafikimit
Një person nuk është përgjegjës penalisht për prostitucion ose hyrje, prani ose punë joligjore në Kosovë pëqëse ai person mund të ofrojë dëshmi e cila mbështet besimin e arsyeshëm se ajo ose ai ka qenë viktima e trafikimit.

Kreu III: Mbrojta dhe ndihma për viktimat

Neni 9
Koordinatori i ndihmës për viktimat

9.1 Varësisht nga neni 9.2, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm emëron një Koordinator për Ndihmë Viktimave i cili është përgjegjës për koordinimin e zbatimit të kësaj rregulloreje, në veçanti dispozitat e cekura në nenin 10 të mëposhtëm. Gjatë ushtrimit të detyrave të tij ose të saj, Koordinatori për Ndihmë Viktimave ndërlidhet me autoritetet përkatëse e zbatimit të ligjit, me organizatat

5 .ndërkombëtare dhe joqeveritare ose me organizata të tjera si dhe me departamente administrative sipas nevojës.

9.2 Shpenzimet që dalin nga zbatimi i i dispozitave më kuadër të Kreut III të kësaj rregulloreje financohet, varësisht nga mjetet në dispozicion, nga kontributet e donatorëve që jepen posaçërisht për këtë qëllim dhe të shënuara si grante të shënuara të donatorëve në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës. Koordinatori për Ndihmë Viktimave mund të kërkojë edhe para para të tjera për këto qëllime në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës.

Neni 10
Ndihma për viktimat e trafikimit

10.1 Me kërkesë të personit që i ofron Koordinatorit të Ndihmës për Viktimat prova të arsyeshme për të besuar se ai ose ajo ka qenë viktimë e trafikimit, atij personi i ofrohen shërbimet e mëposhtme, varësisht me mjetet në dispozicion të ofruara në përputhje me nenin

9.2:
(a) shërbime falas të përkthimit në gjuhën që e zgjedhin ata;
 (b) këshillim falas ligjor lidhur me çështjet e trafikimit (penale ose civile);
 (c) strehim të përkohshëm të sigurtë, ndihmë psikologjike, mjekësore dhe të mirëqenies sociale sipas nevojës për përmbushjen e nevojave të tyre dhe
 (d) shërbime të tjera që përcaktohen me direktivë administrative.

10.2 Shërbimet dhe për ndihmimin e viktimave të trafikimit iu vëhen në dispozicion viktimave të tilla, konform nenit 10.1 pa marrë parasysh akuzat e tyre për prostitucion, hyrje, prani ose punë joligjore në Kosovë që mund t’i presin ata.

10.3 Zyrtarët e zbatimit të ligjit i njoftojnë personat që dyshohen se janë viktima të trafikimit në rastin më të parë në dispozicion për të drejtat e tyre për të kërkuar shërbimet dhe mjetet e cekura në këtë nen si dhe kontakton me personat përkatës për ta aranzhuar ndihmën e kërkuar.

Neni 11
Mosdeportimi i viktimave të trafikimit për dënime të caktuara
Dënimi për prostitucion ose për prostitucion, hyrje, prani ose punë joligjore në Kosovë nuk janë bazë për deportim poqëse personi që duhet të deportohet është viktimë e trafikimit.

Neni 12
Vlerësimi i statusit të refugjatit 6

12.1 Në rast se viktima e trafikimit shpreh dëshirën që të mos kthehet në vendin e tij ose të saj të nënshtetësisë ose të vendbanimit të mëparshëm habitual bazuar në pretendimin e ndekjes, ai pretendim vlerësohet nga ana e organit përkatës, konform ligjit në fuqi i cili mund të vendos që viktimës së supozuar t’i japë lejeqëndrimin në Kosovë ose ndonjë ndihmë tjetër sipas nevojës.
12.2 Asgjë në këtë rregullore nuk ndikon në mbrojtjen e ofruar për refugjatët dhe azilkërkuesit sipas ligjit ndërkombëtar për refugjatët dhe ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut e në veçanti të rrespektimit të parimit të mosdëbimit siç është parashtuar në nenin 33 të Konventës së viti 1951 mbi Statusin e Refugjatit.

Neni 12
Zbatimi

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm mund të lëshojë direktiva administrative në lidhje me zbatimin e kësaj rregulloreje.

Neni 13
Ligji i zbatueshëm
Kjo rregullore zëvendëson çdo dispozitë në ligjin e zbatueshëm që nuk është në përputhje me të.

Neni 14
Hyrja në fuqi
Kjo rregullore hyn në fuqi më 12 janar 2001.
Bernard Kouchner

Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm
•Rregullorja NR. 2003/12 kunder dhunes ne familje –(Kliko ketu)

RREGULLORE NR. 2003/12
MBROJTJA KUNDËR DHUNËS NË FAMILJE
Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm,
Në përputhje me autorizimin që i është dhënë me Rezolutën 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të datës 10 qershor 1999,

Duke marrë parasysh Rregulloren e ndryshuar nr. 1999/1 të Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) të datës 25 korrik të vitit 1999
mbi Autorizimet e Administratës së Përkohshme në Kosovë,
Duke marrë parasysh, mes tjerash, Konventën ndërkombëtare mbi të drejtat civile dhe politike, Konventën evropiane mbi të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, Konventën për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave dhe Konventën ndërkombëtare
mbi të drejtat e fëmijëve, Duke ditur se dhuna në familje, në të gjitha format e saj, nuk mund të tolerohet dhe se duhet të ekzistojë mbrojtja ligjore efektive dhe mekanizmat e ndihmës për viktimat e dhunës në familje,

Me anë të kësaj shpall si vijon:
KAPITULLI I: Dispozitat e përgjithshme

Neni 1

Përkufizimet
Sipas kësaj Rregulloreje:
1.1 “Lidhje familjare” do të thotë lidhja ndërmjet dy personave:
(a) Të cilët janë të fejuar ose të martuar me njëri-tjetrin apo bashkëjetojnë me njëri-tjtrin pa qenë të martuar;
(b) Të cilët përdorin një shtëpi të përbashkët dhe janë në lidhje gjaku, martesore ose birësimi apo janë në lidhje kujdestarie, duke përfshirë prindërit,

2. gjyshërit, fëmijët, nipat, vëllezërit e motrat, hallat e tezet, xhaxhallarët e dajallarët, ose
kushërinjtë ose

(c) Të cilët janë prindër të një fëmije të përbashkët.

1.2 “Dhunë në familje” do të thotë një ose më shumë vepra apo lëshime të qëllimshme që i bën një person personit tjetër me të cilin është ose ka qenë në një lidhje familjare si këto:
 
(a) Shkaktimi i lëndimit trupor;
(b) Marrëdhënia seksuale ose keqtrajtimi seksual pa pëlqim;
(c) Qitja e personit tjetër në pozitën që ai të frikësohet për gjendjen e tij
apo të saj fizike, emocionale dhe ekonomike;
(d) Rrëmbimi;
(e) Shkaktimi i dëmeve pasurore;
(f) Kufizimi i kundërligjshëm i lirisë së lëvizjes ndaj personit tjetër;
(g) Hyrja me dhunë në pronën e personit tjetër;
(h) Largimi me dhunë i personit tjetër nga banesa e përbashkët;

(i) Ndalimi i personit tjetër për të hyrë ose për të dalë nga banesa e
përbashkët ose
(j) Përsëritja e vazhdueshme e sjelljeve me qëllim të përuljes së personit
tjetër.

1.3 “Viktimë” do të thotë personi i cili i është nënshtruar dhunës në familje të përcaktuar
në nenin 1.2.

1.4 “Kërkues” do të thotë personi i cili paraqet kërkesë për urdhërmbrojtje ose urdhër për
mbrojtje emergjente.

1.5 “I paditur” do të thotë personi i cili supozohet se ka kryer një vepër ose më shumë
vepra të dhunës në familje kundër të cilit kërkohet urdhri për mbrojtje ose urdhri për mbrojtje
emergjente.

1.6 “Pala e mbrojtur” do të thotë personi i cili i është nënshtruar dhunës në familje dhe në të mirë të të cilit është kërkuar urdhëri për mbrojtje ose urdhëri për mbrojtje emergjente.

1.7 “Organi për zbatimin e ligjit” do të thotë Policia Civile e Misionit të Administratës së
Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, e njohur po ashtu si Policia

Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara ose Policia e UNMIK-ut dhe Shërbimi Policor i
Kosovës.

3
1.8 “Avokat i viktimës” do të thotë personi i cili është i autorizuar nga organi kompetent për të mbrojtur interesat e viktimës në cilësinë e përfaqësuesit të autorizuar dhe për t’iu
sigurouar përkrahje dhe ndihmë viktimave.

1.9 “Fëmijë” do të thotë personi i cili nuk i ka mbushur tetëmbëdhjetë (18) vjet.

Neni 2
Masat e urdhëresave për mbrojtje, urdhëresat për mbrojtje emergjente dhe urdhëresat për
mbrojtje emergjente të përkohshme

2.1 Urdhëresa për mbrojtje mund:
(a) T’ia ndalojë të pandehurit që mos të kryejë ose të mos kërcënojë se do të kryejë ndonjë vepër të dhunës në familje ndaj palës së mbrojtur apo personit me të cilin pala
e mbrojtur ka lidhje familjare;
(b) T’ia ndalojë të pandehurit që mos e trazojë, të mos e ngacmojë, të mos
kontakojë apo të komunikojë drejtpërdrejt a tërthorazi me palën e mbrojtur ose me personin
me të cilin pala e mbrojtur ka lidhje familjare;
(c) T’ia ndalojë të pandehurit që mos t’i ofrohet brenda një distance të caktuar
palës së mbrojtur ose personit me të cilin pala e mbrojtur ka lidhje familjare;
(d) T’ia ndalojë të pandehurit qëndrimin në vendin e punës së palës së mbrojtur
ose në ndonjë vend të caktuar;
(e) T’ia kufizojë të pandehurit që të mos takohet me fëmijën e palës së mbrojtur
sipas kushteve të cilat mund të jenë të përshtatshme;
(f) T’ia ndalojë të pandehurit hyrjen ose qëndrimin në banesën e përkohshme a të
përhershme të palës së mbrojtur, ose në ndonjë pjese të saj, pavarësisht nga të drejtat
pronësore apo të drejtat e banimit të të pandehurit;
(g) Të urdhërojë ndonjë person të autorizuar që ta shoqërojë palën e mbrojtur ose
të pandehurin deri në banesën e palës së mbrojtur dhe të mbikëqyrë largimin e pasurisë
personale që i takon atij personi apo ndonjë personi tjetër të caktuar;
(h) Të urdhërojë konfiskimin e armëve (siç është përcaktuar me Rregulloren nr.
2001/7 të UNMIK-ut të datës 21 shkurt 2001 për Autorizimin e posedimit të armëve në
Kosovë), duke përfshirë edhe armët gjuetisë dhe ato të rekreacionit;

(i) T’i urdhërojë të pandehurit që të lejojë palën e mbrojtur të shfrytëzojë banesën
të cilën e përdorin së bashku i pandehuri dhe pala e mbrojtur ose ndonjë pjesë të saj;

(j) T’i urdhërojë të pandehurit që të paguajë qiranë ose hipotekën e banesës së përkohshme a të përhershme të palës së mbrojtur ose të paguajë alimentacionin për palën e
mbrojtur dhe për ndonjë fëmijë për të cilin i pandehuri ka obligim për ta mbajtur;

(k) T’i urdhërojë palës së mbrojtur që t’i kthehet fëmija i saj;
4(l) T’ia jep palës së mbrojtur kujdestarinë e përkohshme për fëmijën e palës së
mbrojtur;

(m) T’ia ndalojë të pandehurit ose palës së mbrojtur shitjen e çfarëdo pasurie
brenda një periudhe të përkohshme dhe të caktuar;

(n) T’i munëdsojë palës së mbrojtur që vetëm ajo të posedojë dhe të shfrytëzojë
pasurinë e caktuar personale të palës së mbrojtur;

(o) T’i urdhërojë komisarit të policisë që të pezullojë ose të tërheqë lejen për
armëmbajtje të lëshuar në bazë të Rregullores nr. 2001/7 të UNMIK-ut të datës 21 shkurt
2001 për autorizimin e posedimit të armëve në Kosovë ose
(p) Të caktojë ndonjë masë tjetër që është e domosdoshme për të mbrojtur
sigurinë, shëndetin ose mirëqenien e palës së mbrojtur apo personit me të cilin pala e
mbrojtur ka lidhje familjare.

2.2 Urdhri për mbrojtje emergjente mund të caktojë një ose më shumë prej masave të
përcaktuara në paragrafët (a) – (h) të nenit 2.1.
2.3 Urdhri për mbrojtje të përkohshme emergjente mund të caktojë një ose më shumë nga
masat e përcaktuara në paragrafët (a) – (c) të nenit 2.1.

Neni 3
Ndërlidhja me urdhrat tjerë
3.1 Pavarësisht prej ndonjë urdhri tjetër të lëshuar nga gjykata apo ndonjë organ tjetër
kompetent, urdhri për mbrojtje, urdhri për mbrojtje emergjente ose urdhri për mbrojtje
emergjente të përkohshme mund të lëshohet në përputhje me këtë Rregullore.

3.2 Lëshimi i urdhrit për mbrojtje, urdhrit për mbrojtje emergjente ose urdhrit për
mbrojtje emergjente të përkohshme nuk i cenon të drejtat pasurore ose të kujdestarisë së asnjë
personi pas skadimit të urdhrit.

Neni 4
Ndihma e përfaqësuesit ligjor
Viktimës dhe të pandehurit mund t’i ndihmojë përfaqësuesi ligjor në të gjitha procedurat që
kanë të bëjnë me urdhrin për mbrojtje, mbrojtjen emergjente ose mbrojtjen e përkohshme
emergjente.

KAPITULLI II: Urdhrat për mbrojtje dhe urdhrat për mbrojtje emergjente

Neni 5
Juridiksioni i gjykatës
5
5.1 Gjykata komunale e cila e ka juridiksionin në komunën ku parashtruesi i kërkesës
banon në mënyrë të përhershme ose të përkohësisht është gjykatë kompetente për të shqyrtuar
kërkesën për urdhër të mbrojtjes ose urdhër të mbrojtjes emergjente dhe për të lëshuar
urdhrin.

5.2 Çdo gjykatë komunale është kompetente për të shqyrtuar kërkesën për urdhër të
mbrojtjes ose urdhër të mbrojtjes emergjente dhe për të lëshuar urdhrin, nëse gjykata
kompetente sipas nenit 5.1 e ka paraqitur kërkesën për urdhër të mbrojtjes ose urdhër të
mbrojtjes emergjente në atë gjykatë dhe nëse ajo gjykatë ka juridiksion në komunën në të
cilën pala e mbrojtur e ka ndërruar vendbanimin, ka marrë vendqëndrim të përkohshëm apo
nëse kjo bartje i shërben interesit më të mirë të palës së mbrojtur.

5.3 Nëse në gjykatën kompetente është parashtruar lutja në bazë të ligjit për familjen dhe
marrëdhëniet martesore, ajo gjykatë është kompetente për të shqyrtuar kërkesën për
urdhërmbrojtje ose për urdhërmbrojtje emergjente dhe për të lëshuar urdhrin.

5.4 Shqyrtimin e kërkesës për urdhërmbrojtje ose për urdhërmbrojtje emergjente dhe për
lëshimin e urdhrit e bën gjykatësi.
5.5 Gjykata e cila e lëshon urdhrin për mbrojtje ose urdhrin për mbrojtje emergjente është
kompetente për të vendosur rreth shkeljes së këtij urdhri sipas nenit

15.
Neni 6
Kërkesat për urdhërmbrojtje ose urdhërmbrojtje emergjente
6.1 Kërkesën për urdhërmbrojtje mund ta paraqesë:
(a) Pala e mbrojtur ose
(b) Përfaqësuesi ligjor i palës së mbrojtur.
6.2 Kërkesën për urdhërmbrojtje emergjente mund ta paraqesë:
(a) Pala e mbrojtur;
(b) Përfaqësuesi ligjor i palës së mbrojtur;
(c) Personi me të cilën pala e mbrojtur ka lidhje familjare;
(d) Përfaqësuesi i qendrës për punë sociale në komunën ku banon përherë ose
përkohësisht pala e mbrojtur;
(e) Personi i cili është në dijeni të drejtpërdrejtë për një vepër ose më shumë vepra
të dhunës në familje ndaj palës së mbrojtur ose
(f) Avokati i viktimës me pëlqimin e palës së mbrojtur.

6
6.3 Lutja për urdhërmbrojtje ose urdhërmbrojtje emergjente paraqitet me shkrim ose
gojarisht sipas ligjit të procedurës kontestimore dhe përfshinë:

(a) Emrin e gjykatës;
(b) Emrin, adresën dhe profesionin e kërkuesit dhe të pandehurit;
(c) Emrin dhe adresën e palës së mbrojtur dhe (ose) të personit me të cilin pala e
mbrojtur ka lidhje familjare me palën e mbrojtur i cili duhet të mbrohet me anë të urdhrit për
mbrojtje ose urdhrit për mbrojtje emergjente dhe lidhja e person(ave)it të tillë me të
pandehurin;
(d) Një përshkrim të qartë të materies së kontestit, duke përfshirë arsyen(t) e
caktuar se për çka lutësi ka frikë se i pandehuri e ka rrezikuar sigurinë, shëndetin ose
mirëqenien e palës së mbrojtur ose të personit me të cilin pala e mbrojtur ka lidhje familjare, i
cili duhet të mbrohet me anë të urdhrit për mbrojtje ose urdhrit për mbrojtje emergjente;
(e) Masat mbrojtëse të posaçme që kërkohen dhe
(f) Sipas mundësisë, dëshminë për mbështetjen e kërkesës.
6.4 Lutja e urdhrit për mbrojtje ose urdhrit për mbrojtje emergjente mund të paraqitet
bashkë me kërkesën e parashtruar sipas ligjit mbi familjen dhe marrëdhëniet martesore.
6.5 Kërkuesi lirohet nga taksat e gjykatës.
6.6 Interesat e kërkuesit duhet t’i përfaqësojë avokati i viktimës, me pëlqimin e tij apo të
saj, duke përfshirë edhe procesin gjatë ankesës.
6.7 Nëse zbulimi i adresës së përhershme a të përkohshme të kërkuesit të palës së
mbrojtur a të personit me të cilin pala e mbrojtur ka lidhje familjare, e i cili duhet të mbrohet
me anë të urdhrit për mbrojtje ose urdhrit për mbrojtje emergjente do ta rrezikonte atë
person(a), atëherë mund të merret një masë ose më shumë masa të mëposhtme:
(a) Kërkesa duhet sigurojë një adresë alternative;
(b) Adresa tjetër e siguruar në kërkesë duhet të jetë adresa e vetme që paraqitet në
dokumentet dhe dosjet publike të gjykatës ose
(c) Nëse gjykatësi vendos se zbulimi i adresës në dosjet e gjykatës është i
domosdoshëm, ato dosje në të cilat shkruhet adresa duhet të jenë të mbyllura.

Neni 7
Shqyrtimi i kërkesave për urdhrërmbrojtje
7.1 Gjykata vendos përkitazi me kërkesën për mbrojtje brenda pesëmbëdhjetë ditëve pas
pranimit të kërkesës.

7

7.2 Gjatë shqyrtimit të kërkesës për urdhërmbrojtje, gjykata e mban seancën e dëgjimit në
mënyrë që t’i dëgjojë personat në vijim:
(a) Pala e mbrojtur ose përfaqësuesi i autorizuar;
(b) I pandehuri ose përfaqësuesi i autorizuar;
(c) Kërkuesi;
(d) Përfaqësuesi nga qendra për punë sociale e komunës në të cilën jeton përherë
ose përkohësisht personi i përmendur më poshtë në rastin kur:
(i) Kërkuesi është i moshës nën tetëmbëdhjetë vjet (18) ose i mungon
aftësia juridike ose
(ii) Veprat e supozuara të dhunës në familje kanë ndikim në personin i cili
është i moshës nën tetëmbëdhjetë vjet (18) ose nuk ka zotësi juridike; dhe
(e) Dëshmitarë të cilët gjykata i konsideron të domosdoshëm.

7.3 Gjykata i thërret menjëherë personat e përmendur sipas nenit 7.2 në bazë të ligjit për
procedurën kontestimore. Nëse thirret përfaqësuesi nga qendra për punë sociale, atëherë
gjykata po ashtu kërkon nga ky person që ta paraqesë mendimin e tij me shkrim, duke
vlerësuar gjendjen e palës së mbrojtur.

7.4 Dëgjimi bëhet në mungesë të të pandehurit nëse individi është thirrur në mënyrën e
duhur dhe nëse lutja është mbështetur me dëshmi të mjaftueshme.

7.5 Lutja konsiderohet si e tërhequr nëse në seancën e dëgjimit nuk paraqiten as pala e
mbrojtur e as përfaqësuesi i autorizuar i palës së mbrojtur dhe nëse këta individë janë thirrë
në mënyrën e duhur, ndërsa nuk e kanë njoftuar gjykatën për arsyet e mungesës së tyre.
Tërheqja e kërkesës nuk parandalon paraqitjen e kërkesës tjetër.

Neni 8
Lëshimi i urdhërave për mbrojtje

8.1 Gjykata e lëshon urdhrin për mbrojtje për të caktuar një ose më shumë prej masave të
parapara në nenin 2.1, nëse vërteton se:
(a) Ekzistojnë bazat për të besuar se i pandehuri ka kryer ose është kërcënuar se
do të kryejë ndonjë vepër të dhunës në familje dhe
(b) Lëshimi i urdhrit për mbrojtje është i domosdoshëm për të mbrojtur sigurinë,
shëndetin ose mirëqenien e palës së mbrojtur apo të personit me të cilin pala e mbrojtur ka
lidhje familjare dhe i cili duhet të mbrohet me anë të urdhrit.

8.2 Pavarësisht se a ekziston apo jo ndonjë procedurë penale kundër të pandehurit, ajo
nuk duhet të paragjykojë vendimin për lëshimin e urdhrit për mbrojtje.

8
8.3 Në urdhrin për mbrojtje duhet të ceket:
(a) Masa e caktuar nga gjykata;
(b) Kohëzgjatja e urdhrit për mbrojtje, e cila nuk mund të jetë më e gjatë se
dymbëdhjetë (12) muaj;
(c) Vërejtja se shkelja e urdhrit për mbrojtje është vepër penale;
(d) Njoftimi për të drejtën e ankesës kundër urdhrit për mbrojtje brenda tetë (8)
ditëve prej marrjes së tij dhe
(e) Njoftimi se të pandeuhrit mund t’i ofrojë ndihmë përfaqësuesi ligjor.

8.4 Urdhri për mbrojtje i lëshuar nga gjykata duhet t’i dërgohet menjëherë të pandehurit
në bazë të ligjit për procedurën kontestimore.

8.5 Gjykata u dërgon personave në vijim nga një kopje të urdhrit për mbrojtje brenda
njëzet e katër (24) orëve pas lëshimit të tij:
(a) Palës së mbrojtur dhe personave të tjerë emrat e të cilëve janë shënuar në
urdhrin për mbrojtje;
(b) Kërkuesit;
(c) Stacionit lokal të policisë në lokalitetin ku jetojnë përherë ose përkohësisht
pala e mbrojtur dhe personat tjerë të përmendur në urdhrin për mbrojtje dhe
(d) Qendrës për punë sociale në komunën ku pala e mbrojtur dhe personat tjerë të
përmendur në urdhër për mbrojtje jetojnë përherë ose përkohësisht.
8.6 Urdhri për mbrojtje hyn në fuqi menjëherë pas lëshimit nga ana e gjykatës dhe fillon
të zbatohet ndaj të pandehurit pasi t’i jetë dorëzuar peronalisht atij në bazë të ligjit për
procedurën kontestimore.

Neni 9
Shqyrtimi i kërkesave për urdhresa të mbrojtjes emergjente

9.1 Gjykata vendos përkitazi me kërkesën për mbrojtje emergjente brenda njëzet e katër
(24) orëve pas parashtrimit të kërkesës.

9.2 Me rastin e shqyrtimit të kërkesës për një urdhërmbrojtje emergjente, gjykata duhet të
mbajë një seancë që të dëgjohen personat vijues:
(a) Pala e mbrojtur ose përfaqësuesi i autorizuar;
(b) I pandehuri ose përfaqësuesi i autorizuar;
(c) Këkuesi dhe

9
(d) Çfarëdo dëshmitarësh të cilët gjykata i konsideron të domosdoshëm.

9.3 Sipas nevojës, gjykata mund ta bëjë dëgjimin në mungesë të të pandehurit.

9.4 Gjykata i thërret menjëherë personat e përmendur sipas nenit

9.2, konform ligjit mbi
procedurën kontestimore.

Neni 10
Lëshimi i urdhrave për mbrojtje

10.1 Gjykata e lëshon urdhrin për mbrojtje për të caktuar një ose më shumë prej masave të
parapara në paragrafët (a) – (h) të nenit 2.1 nëse vërteton se:
(a) Ekzistojnë baza për të besuar se i pandehuri ka kryer ose është kërcënuar se do
të kryejë ndonjë vepër të dhunës në familje;
(b) I pandehuri paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë dhe të pashmangshëm për sigurinë, shëndetin ose mirëqenien e palës së mbrojtur dhe personi me të cilin pala e mbrojtur
ka lidhje familjare dhe i cili duhet të mbrohet me anë të urdhrit për mbrojtje dhe
(c) Lëshimi i urdhrit për mbrojtje emergjente është i domosdoshëm për të mbrojtur sigurinë, shëndetin ose mirëqenien e palës së mbrojtur ose të personit me të cilin pala e mbrojtur ka lidhje familjare, e të cilët duhet të mbrohen me anë të urdhrit për mbrojtje.
10.2 Pavarësisht se a ekziston apo jo ndonjë procedurë penale kundër të pandehurit, ajo
nuk duhet të paragjykojë vendimin për lëshimin e urdhrit për mbrojtje emergjente.

10.3 Në urdhrin për mbrojtje duhet të ceket:
(a) Masa e caktuar nga gjykata;
(b) Kohëzgjatja e urdhrit për mbrojtje emergjente, e cila skadon në fund të dëgjimit për vërtetimin e urdhrit për mbrojtje emergjente;
(c) Vërejtja se shkelja e urdhrit për mbrojtje emergjente është vepër penale dhe
(d) Data e dëgjimit për vërtetimin e urdhrit për mbrojtje emergjente, e cila duhet
të jetë brenda njëzetë (20) ditëve prej lëshimit të urdhërit për mbrojtje emergjente;
(e) Njoftimi se të pandehurit mund t’i ofrojë ndihmë përfaqësuesi ligjor.

10.4 Urdhri për mbrojtje emergjente i lëshuar nga gjykata duhet t’i dërgohet menjëherë të
pandehurit në bazë të ligjit për procedurën kontestimore.

10.5 Gjykata u dërgon personave të mëposhtëm nga një kopje të urdhrit për mbrojtje
emergjente brenda njëzet e katër (24) orëve pas lëshimit të tij:

10
(a) Palës së mbrojtur dhe personave të tjerë, emrat e të cilëve janë shënuar në
urdhrin për mbrojtje emergjente;
(b) Kërkuesit;
(c) Stacionit lokal të policisë në vendin ku pala e mbrojtur dhe personat tjerë të
përmendur në urdhër për mbrojtje emergjente jetojnë përherë ose përkohësisht dhe
(d) Qendrës për punë sociale në komunën në të cilën pala e mbrojtur dhe personat
tjerë të përmendur në urdhër për mbrojtje emergjente jetojnë përherë ose përkohësisht

10.6 Urdhri për mbrojtje emergjente hyn në fuqi menjëherë pas lëshimit nga ana e gjykatës
dhe fillon të zbatohet ndaj të pandehurit pasi t’i jetë dorëzuar peronalisht atij në bazë të ligjit
mbi procedurën kontestimore.
10.7 Gjatë dëgjimit për vërtetimin e urdhrit për mbrojtje emergjente, gjykata duhet të
vazhdojë punën në bazë të nenit 7. Në fund të dëgjimit, gjykata mund:
(a) Të jep urdhër për përfundimin e urdhrit për mbrojtje emergjente ose
(b) Të lëshojë urdhrin për mbrojtje në bazë të nenit 8. Sipas nevojës, ky urdhër
për mbrojtje mund t’i ndryshojë kushtet e urdhrit për mbrojtje emergjente.

Neni 11
Ankesat
11.1 Ankesa kundër vendimit përkitazi me kërkesën e urdhrit për mbrojtje ose vendimit për
vërtetimin e urdhrit për mbrojtje emergjente duhet të parashtrohet brenda tetë (8) ditëve nga
dita kur është lëshuar urdhri.
11.2 Parashtrimi i ankesës nuk e ndalon ekzekutimin e urdhrit për mbrojtje.
Neni 12
Ndryshimi, ndërprerja dhe vazhdimi
12.1 Nëse rrethanat kanë ndryshuar rrënjësisht, pala e mbrojtur ose i pandehuri mund të
parashtrojë kërkesë për ndryshimin ose ndërprerjen e urdhrit për mbrojtje.
12.2 Pas marrjes së kërkesës për ndryshimin ose ndërprerjen e urdhrit për mbrojtje, gjykata
vazhdon me shqyrtimin e kërkesës në bazë të nenit 7. Në fund të shqyrtimit, gjykata mund:
(a) Të vendosë që urdhri për mbrojtje të mbetet në fuqi;
(b) Të vendosë që urdhri për mbrojtje të ndryshohet, nëse kjo kërkohet nga
rrethanat që kanë ndryshuar rrënjësisht ose
(c) Të vendosë që urdhri për mbrojtje të ndërpritet, nëse kriteret e përcaktuara në
nenin 8.1 nuk vlejnë më për shkak të ndryshimit rrënjësor të rrethanave.

11
12.3 Parashtrimi i kërkesës për ndryshimin ose ndërprerjen e urdhrit për mbrojtje nuk e
pezullon ekzekutimin e urdhrit për mbrojtje.
12.4 Pesëmbëdhjetë (15) ditë para skadimit të urdhrit për mbrojtje, pala e mbrojtur ose
përfaqësuesi i autorizuar i tij a i saj mund të parashtrojë kërkesën për vazhdimin e urdhrit për
mbrojtje. Nëse nuk parashtrohet lutja për vazhdimin e urdhrit për mbrojtje, ai ndërpritet
automatikisht në ditën e skadimit.

12.5 Pas marrjes së kërkesës për vazhdimin e urdhrit për mbrojtje, gjykata vazhdon me
shqyrtimin e kërkesës në bazë të nenit 7. Në fund të shqyrtimit, gjykata mund:
(a) Të vërtetojë ndërprerjen e urdhrit për mbrojtje në datën e skadimit të tij ose
(b) Të vendosë që të vazhdohet urdhri për mbrojtje, nëse vlejnë kriteret e
përcaktuara në nenin 8.1

12.6 Përkitazi me urdhërat e lëshuar në bazë të këtij neni do të vlejnë nenet 8.4 deri 8.6.
Nëse gjykata vendos për ndryshimin ose vazhdimin e urdhrit për mbrojtje në bazë të neneve 12.2(b) ose 12.5(b), do të vlejë po ashtu neni 8.3.

KAPITULLI III: Kompetenca dhe përgjegjësitë e organeve për zbatimin e ligjit

Neni 13
Urdhrat për mbrojtjen e përkohshme emergjente
13.1 Jashtë orarit të punës së gjykatave, kërkesa për urdhër të mbrojtjes së përkohshme
emergjente mund t’i paraqitet organeve të zbatimit të ligjit nga:
(a) Pala e mbrojtur;
(b) Përfaqësuesi ligjor i palës së mbrojtur;
(c) Personi me të cilin pala e mbrojtur ka lidhje familjare;
(d) Përfaqësuesi i qendrës për punë sociale në komunën ku banon përherë ose
përkohësisht pala e mbrojtur ose
(e) Personi i cili është në dijeni të drejtpërdrejtë për një vepër ose më shumë vepra
të dhunës në familje ndaj kërkuesit.
13.2 Komandanti kujdestar ose ushtruesi i detyrës së komandantit të njësitit rajonal të
policisë së UNMIK-ut për dhunë në familje mund të lëshojë urdhrin për mbrojtje të
përkohshme emergjente dhe të caktojë një ose disa prej masave të përmendura në paragrafët
(a) – (c) të nenit 2.1 të kësaj Rregulloreje, nëse ai ose ajo vërteton se:
(a) Ekzistojnë baza për të besuar se i pandehuri ka kryer ose është kërcënuar se do
të kryejë ndonjë vepër të dhunës në familje;
12
(b) I pandehuri paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë dhe të atypëratyshëm për
sigurinë, shëndetin a mirëqenien e palës së mbrojtur ose të personit me të cilin pala e
mbrojtur ka lidhje familjare, të cilët duhet të mbrohen me anë të urdhrit për mbrojtje dhe

(c) Lëshimi i urdhrit për mbrojtje të përkohshme emergjente është i domosdoshëm
për të siguruar shëndetin ose mirëqenien e palës së mbrojtur ose të personit me të cilin pala e
mbrojtur ka lidhje familjare, e që duhet të mbrohen me anë të urdhrit për mbrojtje.

13.3 Në urdhrin për mbrojtje duhet të ceket:

(a) Masa e caktuar nga komandanti kujdestar ose ushtruesi i detyrës së
komandantit rajonal të njësitit të policisë së UNMIK-ut për dhunën në familje;
(b) Kohëzgjatja e urdhrit për mbrojtje të përkohshme emergjente, e cila skadon në
fund të ditës së ardhshme gjatë të cilës gjykata punon;
(c) Vërejtja se shkelja e urdhrit për mbrojtje emergjente të përkohshme është
vepër penale dhe
(d) Njoftimi se të pandehurit mund t’i ofrojë ndihmë përfaqësuesi ligjor në
proecdurën ligjore dhe
(e) Shpjegimi se pas kalimit të afatit për mbrojtje të përkohshme emergjente, pala
e mbrojtur mund të paraqesë kërkesë për urdhërmbrojtje emergjente, e cila nëse lejohet, do t’i
nënshtrohej mbajtjes së një seance apo paraqitjes së kërkesës për urdhërmbrojtje kundër së
cilës mund të bëhet ankesë, nëse lejohet.

13.4 Urdhri për mbrojtje të përkohshme emergjente i lëshuar nga komandanti
kujdestar ose ushtruesi i detyrës së komandantit rajonal të njësitit të policisë së UNMIK-ut
për dhunën në familje duhet t’i dërgohet menjëherë të pandehurit në pajtim me ligjin e
procedurës kontestimore.

13.5 Organet e zbatimit të ligjit u dërgojnë personave në vijim nga një kopje të urdhrit për
mbrojtje të përkohshme emergjente:
(a) Palës së mbrojtur dhe personave të tjerë, emrat e të cilëve janë shënuar në
urdhrin për mbrojtje emergjente;
(b) Kërkuesit;
(c) Stacionit lokal të policisë në lokalitetin ku jetojnë përherë ose përkohësisht
pala e mbrojtur dhe personat tjerë të përmendur në urdhër për mbrojtje të përkohshme
emergjente;
(d) Qendrës për punë sociale në komunën ku jetojnë përherë ose përkohësisht pala
e mbrojtur dhe personat e tjerë të përmendur në urdhrin për mbrojtje të përkohshme
emergjente dhe
(e) Gjykatës kompetente komunale.

13
13.6 Urdhri për mbrojtje të përkohshme emergjente hyn në fuqi menjëherë pas lëshimit nga
ana e komandantit kujdestar ose ushtruesit të detyrës së komandantit rajonal të njësitit të
policisë së UNMIK-ut për dhunë në familje dhe fillon të zbatohet ndaj të pandehurit pasi t’i
jetë dorëzuar personalisht atij në bazë të ligjit për procedurën kontestimore.

Neni 14
Përgjegjësitë e organeve për zbatimin e ligjit

14.1 Organet për zbatimin e ligjit duhet t’i përgjigjen secilit njoftim për veprat ose
kërcënimet e dhunës në familje ose shkeljes së urdhrit për mbrojtje apo të urdhrit për mbrojtje
emergjente pa marrë parasysh se kush e bën njoftimin.

14.2 Nëse ekzison dyshimi i bazuar se është kryer vepra që ka të bëjë me dhunën në
familje, organet për zbatimin e rendit e arrestojnë kryerësin e supozuar dhe e paraburgin sipas
ligjit të procedurës kontestimore.

14.3 Organet për zbatimin e ligjit përdorin mjetet e arsyeshme për të mbrojtur viktimën
dhe për të parandaluar vazhdimin e dhunës, duke përfshirë, por duke mos u kufizuar vetëm
në:
(a) Informimin e viktimës ose përfaqësuesin ligjor të viktimës për të drejtat e tij
në përputhje me këtë Rregullore, por edhe me të drejtën për të kërkuar urdhrin për mbrojtje të
përkohshme sipas nenit 13 dhe të drejtat e parapara sipas këtij neni;
(b) Informimin e viktimës lidhur me shërbimet e ndihmës ligjore, psikologjike
dhe ndihmave të tjera në dispozicion nga institucionet qeveritare si dhe prej rrjetit të
autorizuar të organizatave joqeveritare të cilat ofrojnë shërbime për viktimat;
(c) Informimin e ofruesve përkatës të shërbimeve të përmendura sipas nenit

14.3(b) lidhur me ndonjë rast të dhunës në familje dhe mundësimin e kontaktit mes ofruesit të
shërbimit dhe viktimës me kërkesën e viktimës;
(d) Sigurimin ose aranzhimin e transportimit të viktimës dhe vartësve të saj
nëpërmjet një agjencie tjetër deri në objektin e duhur mjekësor për trajtim ose kontrollim
mjekësor;
(e) Ofrimin dhe ndihmën e viktimës për ta larguar vetëm pronën e nevojshme
personale nëse viktima zgjedh të largohet nga banesa familjare që përdoret bashkarisht;
(f) Sigurimin ose aranzhimin e transportimit të viktimës, e sipas nevojës edhe
vartësve të saj nëpërmjet një agjencie tjetër deri në një vendstrehim apo venqëndrim tjetër të
përshtatshëm dhe të sigurt, me kërkesën e viktimës;
(g) Nëse paraqitet nevoja, sigurimin e mbrojtjes për atë që ka lajmëruar dhunën në
përputhje me obligimet përkatëse ligjore lidhur me mbrojtjen e dëshmitarëve;

14
(h) Largimin e të pandehurit nga banesa e përhershme ose e përkohshme e palës
së mbrojtur apo ndonjë pjese të saj në rastin kur me anë të urdhrit për mbrojtje ose urdhrit për
mbrojtje emergjente caktohet masa e paraparë në nenin 2.1(f) ose
(i) Sigurimin e kontaktit zyrtar për viktimën ose përfaqësuesin e saj ligjor me
nëpunësin hetues në kuadër të organeve për zbatimin e ligjit nëse kërkohet ndihma e mëtejshme. Nëse mungon nëpunësi hetues, atëherë ndonjë nëpunës tjetër i organeve për zbatimin e ligjit duhet t’i ndihmojë viktimës.

14.4 Organet e zbatimit të ligjit e përpilojnë raportin lidhur me rastin pavarësisht se a është kryer vepra apo jo, a është arrestuar dikush apo jo dhe një kopje të këtij raporti ia japin viktimës ose përfaqësuesit të saj ligjor.

14.5 Nëse viktima është e moshës nën tetëmbëdhjetë vjet (18) ose nuk ka zotësi të plotë
juridike, apo kur veprat e dhunës në familje janë aq të rënda sa ndikojnë në qetësinë a
sigurinë e personit të moshës nën tetëmbëdhjetë vjet (18), ose që nuk ka aftësi të plotë
juridike dhe jeton në banesën e njëjtë, organet e zbatimit të ligjit duhet të raportojnë për rastin
menjëherë në qendrën për punë sociale të komunës ku jeton ai person përherë ose
përkohësisht.

14.6 Nëse ekzison dyshimi i bazuar se është kryer një vepër që ka të bëjë me dhunën në
familje pavarësisht se a është arrestuar kryerësi i supozuar ose është gjetur vendndodhja e tij,
organet e zbatimit të ligjit duhet ta njoftojnë rregullisht viktimën apo përfaqësuesin ligjor të
viktimës për statusin e hetimeve, duke përfshirë informatat lidhur me vendndodhjen e
kryerësit të supozuar ose lirimin e tij a të saj nga burgimi.

KAPITULLI IV: Veprat penale dhe procedurat

Neni 15
Shkelja e urdhrave për mbrojtje, e urdhrave për mbrojtje emergjente dhe urdhrave për
mbrojtje të përkohshme emergjente
Kush e shkel në tërësi ose pjesërisht urdhrin për mbrojtje, urdhrin për mbrojtje emergjente
ose urdhrin për mbrojtje të përkohshme emergjente kryen vepër penale që dënohet me gjobë
prej 200 euro deri 2000 euro ose me burgim deri në gjashtë muaj.

Neni 16
Ndjekja e veprave penale që kanë të bëjnë me dhunën në familje
16.1 Shkelja e urdhrit për mbrojtje, e urdhrit për mbrojtje emergjente ose urdhrit për
mbrojtje të përkohshme emergjente do të ndiqet automatikisht.
16.2 Nëse është kryer vepra me lëndim të lehtë trupor në kontekstin e dhunës familjare, ajo
ndiqet automatikisht.
16.3 Nëse është kryer vepra me dëmtim të pasurisë së tjetrit në kontekstin e dhunës
familjare, ajo ndiqet automatikisht.
15

KAPITULLI V: Dispozitat përfundimtare
Neni 17
Zbatimi
Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm mund të lëshojë urdhëresa administrative
për zbatimin e kësaj Rregulloreje.

Neni 18
Ligji në fuqi

18.1 Kjo Rregullore shfuqizon çdo dispozitë të ligjit në fuqi që është në kundërshtim me të.

18.2 Dispozitat e ligjit për procedurën kontestimore zbatohen në rastet kur kjo Rregullore
nuk e përcakton ëçshtjen si procedurë të posaçme kontestimore.

Neni 19
Hyrja në fuqi
Kjo Rregullore hyn në fuqi më 7 maj 2003.
Michael Steiner,
Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm


•Shërbimet e mundshme te DMNV-se- për viktimat e krimit
1.Strehim i përkohshem- ( për më shumë kliko këtu)
-Strehim I përkohshëm/  simbas PSV-ve, SHPS/ISF, ofron strehim per viktimat e trafikimit dhe viktimat e supozuara te trafikimit dhe deshmitar me rrezikshmeri te lart në një periudh reflektuese tre (3)deri pesë (5) ditore. Zakonisht kjo periudhë reflektuese nuk ndodh në praktik, pasiqë viktimat janë të p&


Shkarko Dokumentin - Të drejtat e të dëmtuarve


Aktivitetet e DMNV-se gjatë vitit 2010

Arkivi i Lajmeve

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

Ministria e Drejtësisë në: