Shërbimi Korrektues i Kosovës

HISTORIKU

Shërbimi Korrektues i Kosovës është themeluar menjëherë pas luftës, më 05 Nëntor 1999 fillimisht me hapjen e Qendrës së Paraburgimit në Prizren.

Personeli  vendor ishte kryesisht staf  që kishin punuar  para lufte.

Në maj të vitit 2000 për herë të parë rekrutohen personel korrektues të rinj në bazë të konkursit. 

Shërbimi Korrektues është një shërbim funksional dhe i avancuar në të gjitha fushat;

Kjo ka ardhur si rezultat i ndihmës së bashkësisë ndërkombëtare që nga themelimi;

Investimet e vazhdueshme nga buxheti i Republikës së Kosovës;

Përkrahja dhe mbështetja nga Organizatat e ndryshme jo qeveritare dhe qeveritare;

Shumë organizata ndërkombëtare kanë përgëzuar Shërbimin Korrektues për qasje dhe punë profesionale .

MISIONI


Shërbimi Korrektues i Kosovës, në bashkëpunim me të gjithë partnerët e Drejtësisë  dhe në përshtatshmëri të vazhdueshme me ligjet në Kosovë synon të korrektojë dhe risocializojë  të burgosurit duke respektuar të drejtat e tyre fundamentale pa marrë parasysh racën, gjuhën dhe religjionin si dhe siguron një ambient të sigurt për stafin, të burgosurit dhe shoqërinë.

VIZIONI YNË


Krijimi dhe zhvillimi i një Shërbimi të avancuar, i cili do të funksionojë në përputhje me ligjin, normat dhe standardet më të avancuara ndërkombëtare.

Vlerat e SHKK-së


Barazia:


Shërbimi Korrektues është I vendosur në promovimin e barazisë në të gjitha sferat e punës dhe veprimit. SHKK-ja vepron si dhe është një shoqëri e barbarët gjithmonë në ngritje duke respektuar barazinë gjinore, përkatësin kombëtare, të drejtën e mendimit dhe besimit, statusin social etj . Fakte këto të cilat janë të dëshmuar në personelin e punësuar si dhe të burgosurit nën kujdesin tonë. Ndalimi I cilit do lloj të diskriminimit është një prej prioriteteve kryesore të SHKK-së dhe pjesë e agjendës së gjerë të barazisë, gjë e cila është esenciale për udhëheqjen e sigurt dhe të suksesshme të SHKK-së
 
Për të ngritur nivelin e barazisë e vetmja mënyrë e drejt është të sigurohemi se gjithë trajtohen më mënyrë të drejt, pa dallim ngjyre, gjinie, race, besimi, bindje politike, statusi social dhe aftësive psikike-Fizike. E arritur dhe sfidë për të gjithë.

Roli Ynë


Çfarë bëjmë Ne


SHKK-ja është përgjegjës për administrimin e të burgosurve, paraburgosurve, dënuarve, miturve në bazë të ligjeve të aplikueshme të Kosovës, si dhe konventave Evropiane dhe rregulloreve te tjera te lëshuara në institucionet përkatëse. SHKK-ja është përgjegjës për menaxhimin e institucioneve të niveleve të ndryshme të sigurisë dhe mbikëqyrjen e personave nën kujdesin e SHKK-së

Çfarë Nuk bëjmë Ne


SHKK-ja nuk :


Vendos për fajësinë apo pafajësinë e një personi të akuzuar nga bazë të Kodit Kriminal apo statusit tjetër të ndërlidhur;
Vendos dënim për kundërvajtësit;
Vendos se a duhet dhënë një personi lirimi me kusht;

Profesionalizmi:


Stafi dhe Udhëheqësit bashkë veprojnë ne mënyrë profesionale me të burgosurit
Puna së bashku, ndihma ndaj të tjerëve si dhe ngritja e marrëdhënieve të jashtme dhe brendshme

Duke qenë punëtor I cili zgjedh vlerat profesionale, vazhdon te besoj në vlerat inspiruese përparimtare, inkurajon punëtorët që të kenë krenari për punën e tyre, për vlerat dhe kontributin që ofrojnë.

Mundëson dhe siguron që personat të marrin përgjegjësi personale për veprimet e tyre

Profesionalizmi i personelit të SHKK-s vlerësohet në periudha të ndryshme kohore më qellim të përcaktimit të nivelit profesional të tyre.

Synimet dhe Objektivat :


Duke qenë të vetëdijshëm për detyrat tona specifike dhe madhore synimet tona janë të ndërlidhura edhe me zhvillimet e shoqërisë në përgjithësi, besojmë se roli dhe synimet tona të arritura në të kaluarën dhe ardhmen do të jenë fondamentale për një shoqëri ku dominon ligji dhe respektohen lirit dhe të Drejtat e të gjithëve. Synimet tona strategjike do jenë

1.Sigurimi I një menaxhimi efektive për të burgosurit. Duke ndryshuar kushtet për menaxhimin dhe zbatimin e rregulloreve në pajtim me drejtat e të burgosurve, duke zhvilluar praktikat që më së miri do të përshtaten

2.Kontributi në reduktimin e Recidivizmit ,  SHKK-ja synon të reduktoj nivelin e recidivizmit duke ofruar programe për rehabilitim dhe ri-integrim të suksesshëm të burgosurve.

3.Rritjen e aftësive dhe kapaciteteve
Për punë të suksesshme SHKK-ja ka nevojë për ngritje të aftësive vepruese dhe kapaciteteve (teknologji dhe infrastrukturë.)

4.Nxjerrja e vazhdueshme e rregulloreve të brendshme që ndihmojnë në konkretizimin e dispozitave të përgjithshme të Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, dhe respektimin e të drejtave të burgosurve;

5.Krijimi i kushteve për arsimim të obligueshëm fillor dhe atë profesional për të burgosur, dhe ofrimi I programeve adekuate për aftësime profesionale të ndryshme;

6.Bashkëpunimi me Organizatat Qeveritare dhe Jo Qeveritare në interes të shërbimit në përgjithësi si dhe të burgosurve në veçanti;

Si funksionon Shërbimi Korrektues i Kosovës?


Shërbimi Korrektues ka filluar të jetë operativ në nëntor të vitit 1999 fillimisht në qendrën e paraburgimit Prizren. Gjendja në atë periudhë fillestare kohore ishte e mjerueshme, me infrastrukturë të shkatërruar,  nuk kishte as kushtet elementare për të operuar.

Fillimisht me ndihmën e donatorëve si dhe më punën e tërë stafit në të gjitha nivelet u krijuan disa kushte më elementare, dhe deri në vitin 2001, viti I cili shënoi fillimin e funksionimit të mirëfilltë,  tani Shërbimi vepron dhe ka nën administrim institucionet si:

- Burgun e Dubravës;

- Qendrën Korrektuese Lipjan;

- Qendrën e Paraburgimit Prizren;

- Qendrën e Paraburgimit Prishtinë;

- Qendrën e Paraburgimit Gjilan;

- Qendrën e Paraburgimit Pejë

- Qendrën e Paraburgimit Mitrovicë;

Duke pas parasysh mundësit dhe punët të cilat janë duke I zhvilluar më intensitet të lartë besojmë së shumë shpejt do të vejmë në funksione dhe institucione të tjera shtesë në funksion të cilat I takojnë dhe do të shërbenin për perfeksionin e shërbimit dhe arritjen e synimeve si në të mirë të atyre qe ne I kemi nën kujdes po ashtu edhe të stafit.

Statistikat të Ndryshme


Baza ligjore e Shërbimit Korrektues të Kosovës:

  • Ligji mbi ekzekutimin e sanksioneve penale;
  • Ligji për të mitur;
  • Kodi i përkohshëm i procedurës penale;
  • Instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut ( të fëmijës, të burgosurve, etj,..) si dhe
  • Rregullat Evropiane të Burgjeve janë bazë për punën e Shërbimit Korrektues.

Arkivi i Lajmeve

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30

Ministria e Drejtësisë në: