Q.P.Prizren

Ku Gjendet


Gjendet në kompleksin e ndërtesave, Njësisë së Zjarrfikësve  në anën jugore, në anën lindore ndërtesa e Policisë si dhe ndërtesa e Gjykatës së Qarkut. Institucioni i Qendrës së Paraburgimit  Prizren gjendet në rrugën Prizren-Zhur. Është institucioni i parë korrektues i hapur pas lufte, është marr nën administrim të UNMIK-ut prej KFOR-it Gjerman me 28 nëntor 1999.

Përshkrimi i përgjithshëm


Ndërtesa e Qendrës se Paraburgimit Prizren është ndërtuar në vitin 1964 -65Gjilan është ndërtuar në vitin 1957 fillimisht ka funksionuar nën administrimin UNMIK-ut, deri në shkurt të vitit 2005 ku kompetencat e plota i ka marr stafi menaxhues vendor. 

Qendra e Paraburgimit Prizren është e dedikuar për të paraburgosurit e Regjioneve të afërta më Prizrenin  si dhe pranon personat për vuajte të dënimit të shqiptuar nga Gjykatat komunale si dhe ato për kundërvajtje. Ky institucion ka kapacitet prej 120 të burgosur të vendosur në tri kate.

Qendra e Paraburgimit në Prizren ofron edhe mundësi për të burgosurit që të punojnë në vende të ndryshme si; lavanteri, kuzhina si dhe mirëmbajtje të institucionit.

Koha e Vizitave


Vizitat në këtë institucion si dhe në të gjitha institucionet  tjera të SHKK-së aplikohen në bazë të ligjit dhe rregulloreve në fuqi. Vizitat familjare  zhvillohen nga e Hënën, Enjten dhe Premten prej orës 9.00 deri 16.30. Ndërsa për të dënuar vizitat zhvillohen të Mërkurën,  Secili i burgosur ka të drejtë të pranoj në vizitë katër persona mbi moshën 18 vjeçare, ndërsa vizitat e avokatëve zhvillohen çdo ditë të javës prej orës 9.00 deri 16.30.


Drejtor i Qendrës së Paraburgimit në Prizren


Ilir Gutaj


Kontakti:

Tel&Fax: 029-244-742 & 029-244-752

Mob: +377-44-380-661
E-mail: ilir.gutaj@rks-gov.net



NJOFTIM

Ministria e Drejtësisë në bazë të Nenit 41, paragrafi 2 të Rregullores...më shumë

KONKURS PËR EMËRIMIN E PËRMBARUESVE PRIVAT PËR TERRITORIN E GJYKATAVE THEMELORE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

KONKURS PËR EMËRIMIN E PËRMBARUESVE PRIVAT PËR TERRITORIN E GJYKATAVE THEMELORE...më shumë

Arkivi i Lajmeve

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30

Ministria e Drejtësisë në: