Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

U bë ekstradimi i shtetasit belg Peter De Vos nga Kosova për në Belgjikë

Prishtinë, 3 mars 2010

 

Më datën 3 mars 2010 Ministria e Drejtësisë në mbështetje nga Policia e Republikës së Kosovës, ka ekstraduar shtetasin belg, Peter De Vos, nga Kosova për në Belgjikë.
Dorëzimi i De Vos nga zyrtarët e Policisë së Kosovës tek përfaqësuesit e policisë së shtetit belg, është kryer në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, më datën 3 mars 2010 në ora 16:30 min.


De Vos, i lindur më 7 gusht 1980, me vendbanim të fundit në Gent, Belgjikë është arrestuar nga Policia e Kosovës më datën 18 dhjetor 2009, në bazë të një letër-rreshtimi ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol-i Belg, me dyshimin se De Vos ka kryer vepër penale të shfrytëzimit seksual të fëmijëve nën moshën 16 vjeçare në, territorin e shtetit Belg, në kundërshtim me nenet 373 dhe 374 të Kodit Penal të Belgjikës, si dhe e dënueshme edhe me Ligjin e aplikueshëm Penal në Republikën e Kosovës.


Më datën 24 dhjetor 2009, Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka konfirmuar se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për ekstradimin e të pandehurit për në Belgjikë. 


Në përputhje me këtë Ministria e Drejtësisë më datën 27 janar 2010, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale ka lejuar ekstradimin e De Vos nga Kosova për në Belgjikë.

Prapa

Lajme

MINISTRIA E DREJTËSISË - INFORMON

Në bazë të nenit 6 pika 1,2,3 dhe 4 të Udhëzimit Administrativ për Programin dhe Mënyrën e dhënies së Provimit të jurisprudencës, nr. UA 152-126/09 datë 6/02/2009, Ministria e Drejtësisë...më shumë

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë kandidatët për provimin e Noterisë se « Projekti për formimin e Noterëve » do të mbajë në Entin e Statistikes së Kosovës një seancë trajnimi shtesë në datat në vijim :...më shumë