Roli dhe misioni i Ministrisë së Drejtësisë
Të siguroj një sistem gjyqësor e prokurorial efikas, të pavarur, të paanshëm, para së cilit të gjithë qytetarët do të ndihen të sigurt dhe të barabartë.
Ministria e Drejtësisë siguron trajtim sa më profesional dhe sipas standardeve ndërkombëtare të të paraburgosurve, të dënuarve, viktimave të dhunës, viktimave të trafikimit dhe dëshmitarëve të mbrojtur.
Ministria e Drejtësisë harton legjislacionin në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe harmonizon ligjet me standardet e BE-së, zhvillon bashkëpunimin juridik ndërkombëtar, si dhe siguron qasje më të lehtë në institucionet e drejtësisë për pjesëtarët e komuniteteve pakicë.
Ministrja e Drejtësisë Nekibe Kelmendi priti në një takim Ministrin e Drejtësisë së Estonisë Rein Lang
Prishtinë, 10 mars 2010 - Në takimin e zhvilluar sot në mes ministres së drejtësisë së Kosovës, znj. Nekibe Kelmendi dhe ministrit të drejtësisë së Estonisë, z. Rein Lang, u bisedua për funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe sundimin e ligjit në këto dy vende.më shumë
U bë ekstradimi i shtetasit belg Peter De Vos nga Kosova për në Belgjikë
Më datën 3 mars 2010 Ministria e Drejtësisë në mbështetje nga Policia e Republikës së Kosovës, ka ekstraduar shtetasin belg, Peter De Vos, nga Kosova për në Belgjikë.më shumë